Serbian version Albanian version Romanian version Macedonian version Croatian version English version German version Bulgarian version Bosnian version ECO NET's home page
Shqip
Home
Raport pėr misionin
Qėllimet dhe metodat e punės
ECO NET anėtarė
Zhvillimi duke filluar qė nga viti 2001
Downloads
Pasqyra e firmave ushtrimore
Partnerėt
Kontaktet

ECO NET – Programi:
qėllimet dhe metodat e punės


ECO NET – Mbėshtetja e idesė sė firmės uushtrimore nė Evropėn Juglindore Arsimimi i partnerėve tė ardhshėm ekonomik nė njė Evropė tė bashkuar – Tė mėsojmė dhe tė punojmė me njėri-tjetrin

Nė sfond

Koncepti i firmės ushtrimore ėshtė vlerėsuar si njė nismė e sukseshsme nė vendet nė tė cilat ėshtė aplikuar, si: Bullgaria, Rumania, Shqipėria dhe vende tė tjera tė cilat janė duke zbatuar reforma, nė mėnyrė qė tė mbėshtetet arsimi ekonomik dhe tė pėrshtatet sipas nevojave tė tregjeve tė punės tė cilat janė nė zhvillim e sipėr – ēka do tė thotė t’i afrohesh praktikės nėpėrmjet fokusimit tė kompetencave bazė (sektori i „sipėrmarrjes“) dhe mundėsisė qė tė simulohen nė shkollė proēeset e punės qė zhvillohen nė njė ndėrmarrje reale.

Eksperiencat me projektet e tjera tė aplikuara deri tani nė rajon, si edhe ciklet e kualifikimit tė realizuara nė Austri, p.sh. pėr drejtuesit e firmave ushtrimore, ofrojnė modele trajnimi, tė cilat mund tė shfrytėzohen pėr futjen e kėtij koncepti nė njė spekter mė tė gjerė nė vendet e rajonit, gjithnjė duke u bazuar nė standartet e provuara tė cilėsisė. Nė kėtė mėnyrė nė tė ardhmen rrjeti rajonal ekzistues i firmave ushtrimore (Shqipėri, Bullgari, Rumani) mund tė pėrhapet nė tė gjithė rajonin.

Meqė nevojat e vendeve tė veēanta tė rajonit, ose situatat e tyre fillestare janė shumė tė ndryshme, koncepti duhet tė jetė shumė fleksibėl, nė mėnyrė qė tė mundėsojė njė proēedurė e cila t’ju pėrshtatet vendeve tė veēanta.

Njėkohėsisht shėrben edhe pėr tė rujatur standartet ndėrkombėtare tė cilėsisė, si edhe pėrmbajtjet bazė, tė cilat janė tė nevojshme pėr futjen dhe implementimin e suksesshėm tė konceptit tė firmave ushtrimore ose pėr pjesėmarrjen nė rrjetet ndėrkombėtare.


  top

Grupet dhe vendet e synuara

Parimisht „Programi bazė i Projektit ECO NET“ orientohet drejt tė gjitha vendeve/ rajoneve tė Evropės Juglindore.

Vende aktuale partnere janė Shqipėria, Bosnje-Herxegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Rumania.

Grupet e synuara:

  • Pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit tė vendeve partnere tė pėrfshira nė projekt
  • Trajnues tė mėsuesve nga vendet partnere
  • Drejtues tė Qendrave tė Firmave Ushtrimore tė vendeve partnere
  • Drejtorė tė shkollave pilot
  • Mėsues tė shkollave pilot
  • Nxėnės tė shkollave pilot

(Tė dhėna tė sakta pėr grupet e synuara, shih partnerėt e ECO NET-it)


  top

Nismė modulare

Duke u bazuar nė eksperiencat e deritanishme nė futjen e firmave ushtrimore – pėr Evropėn Juglindore dhe pėr standartet ndėrkombėtare do tė pėrcaktohen module tė pėrmbajtjes, tė cilat do tė kombinohen nė mėnyrė fleksibile sipas nevojave tė vendeve tė synuara.

Anė pozitive:

Njė fleksibilitet mė i madh mundėson pėrshtatjen e proēesit tė implementimit me kushtet bazė qė janė gjithmonė nė ndryshim, ndėrkohė qė standartet e cilėsisė mbeten po ato.

Sektorė bazė pėr kėto module janė:

  1. njohuri bazė pėr ndėrmarrjen; kjo ėshtė edhe bazė pėr zbatimin e konceptit tė firmės ushtrimore dhe pėr krijimin e premisave bazė nė shkolla.
  2. Krijimi i firmave ushtrimore dhe i njė qendre kombėtare pėr firmat ushtrimore
  3. Going Public dhe rrjetizimi rajonal
  4. Shpėrndarja

Krahas kėtyre moduleve tė trajnimit pėr implemetimin e programit ėshtė i rėndėsishėm edhe njė sektor tjetėr bazė:

- Planifikimi i hollėsishėm, reflektimi dhe vlerėsimi

Modulet nė detaj ...


  top

Qėllimet e moduleve tė kualifikimit

Das modular aufgebaute Ausbildungskonzept verfolgt 3 Ziele:

Koncepti modular i trajnimit ndjek 3 qėllime:

Pikėsėpari mėsuesit duhet tė kualifikohen nga ana e pėrmbajtjes dhe ajo metodike, nė mėnyrė qė tė jenė nė gjendje t’ju transmetojnė nxėnėsve njohuritė e nevojshme profesionale dhe kualifikimet kyēe pėr edukimin me ekonominė e ndėrmarrjes. Pika mė e rėndėsishme ėshtė trajnimi i drejtuesve tė qendrave ushtrimore.

Sė dyti nėpėrmjet masave organizative qė shoqėrojnė strukturėn duhet tė krijohen premisat bazė pėr funksionimin e rrjetit kombėtar tė shkollave ekonomike dhe tė rrjetit kombėtar tė firmave ushtrimore. Kėto masa kanė si qėllim infrastrukturėn, mjete komunikimi qė funksionojnė mirė dhe krijimin e njė qendre pėr firmat ushtrimore, pėr ristrukturimet e kėrkuara nė fushėn e trajnimeve dhe tė kurrikulės nė sferėn e autoriteteve tė shkollės.

Nė mėnyrė qė tė sigurohet vazhdimėsia nė bashkėpunim tė ngushtė me ministritė pėrkatėse tė arsimit nėpėrmjet ndėrmarrjes sė masave tė veēanta duhet tė krijohen kushtet bazė pėr njė shpėrndarje tė konceptit nė rrang kombėtar.


  top

Vlerėsimi

Vlerėsimi i proēesit tė implementimit nė kuadrin e zbatimit tė programit bazė tė Projektit ECO NET bazohet nė:

  1. njė proēes tė vazhdueshėm vlerėsimi tė brendshėm nėpėrmjet grupeve tė synuara qė janė tė pėrfshira direkt nė projekt dhe
  2. nėpėrmjet njė proēesi pėr monitorimin e jashtėm dhe vlerėsimin nga njė institucion monitorimi i i cili pėrcaktohet nga financuesi i projektit.

Instrumente pėr zhvillimin e proēesit tė Feedback-ut tė brendshėm dhe tė vlerėsimit:

- Pyetėsorėt:

pjesėmarrėsit nė aktivitete vlerėsojnė se deri nė ē’pikė i kanė pėrmbushur nevojat e tyre pėrmbajtjet, metodika dhe organizimi i seminareve

- Feedback-/fazat e reflefktimit nė aktivitete:

pėrfshihen nė proēesin e implementimit, nė mėnyrė qė nė distanca tė rregullta kohore t’ju japin mundėsinė tė gjithė pjesėmarrėsve, qė tė bėjnė njė krahasim ndėrmjet objektivave dhė qėllimeve tė arritura dhe tė japin njė Feedback pėr eksperiencat me praktikėn e pėrditėshme

- Faza e reflektimit (shih fillimin dhe krijimin e konceptit):

seminar njėditor, gjatė tė cilit do tė reflektohet pėr objektivat dhe arritjet e qėllimit nė njė afat mė tė gjatė (minimumi 10 vite) – ndėr tė tjera duke u bazuar nė rezultatet e vlerėsimit/ monitorimit tė institucioneve tė jashtme tė monitorimit.


  top

With the kind support of the Austrian Federal Ministry for Foreign Affairs,
the Austrian Federal Ministry of Education, Science and Culture
and the Open Society Fund BiH (Soros Foundation)
Site designed and supported by BGpro.com