ECO NET nė Kroaci (2004-2005)
Nė kuadrin e Projektit ECO NET mėsuesve tė katėr shkollave pilot nė Kroaci (Shkollės sė parė ekonomike nė Zagreb, shkollės ekonomike Velika Gorica, shkollės ekonomike nė Bjelovar, shkollės sė dytė ekonomike nė Zagreb) ju ofrua njė trajnim nė fushėn e punės me firmat ushtrimore, tė informatikės dhe tė gjuhėve tė huaja nė kontekstin ekonomik. Meqė puna nė firmėn ushtrimore zhvillohet duke pėrfshirė disa lėndė, pėrfshirja e mėsuesve tė lėndėve tė ndryshme mėsimore ėshtė edhe njė nga premisat kryesore tė projektit. Nė mėnyrė qė tė lehtėsohet puna praktike nė firmėn ushtrimore, nė zyrat mėsimore tė katėr shkollave pilot, ku zhvillojnė aktivitetin e tyre firmat ushtrimore, do tė pajisen me infrastrukturėn e nevojshme.
Nė Kroaci lėnda Firmė ushtrimore ėshtė ingranuar si lėndė me zgjedhje nė planin mėsimor. Disa shkolla pilot, tė cilat janė pėrfshirė nė projektin ECO NET kanė shumė vite qė ju ofrojnė nxėnėsve tė tyre mundėsinė qė tė njihen me format e ndryshme tė punės nė firmėn ushtrimore, e cila deri tani zhvillohej kryesisht nė rrang kombėtar.
Njė detyrė e rėndėsishme e programit lokal pėr Kroacinė ėshtė edhe mbėshtetja e shkollave gjatė krijimit tė firmave tė reja ushtrimore dhe futja e tyre nė tregun ndėrkombėtar tė firmave ushtrimore dhe nė tregun kombėtar qė ėshtė duke u krijuar. Pjesėmarrja nė panairet ndėrkombėtare tė firmave ushtrimore brenda dhe jashtė vendit ėshtė njė mundėsi e mirė pėr nxėnėsit dhe mėsuesit qė tė prezantojnė punėn e tyre, tė zhvillojnė marrėdhėnie biznesi dhe tė lidhin kontakte me firmat e tjera ushtrimore.
Nė fazėn nė vazhdim tė projektit ėshtė parashikuar trajnimi dhe kualifikimi i multiplikatorėve, detyra e tė cilėve ėshtė shpėrndarja e njohurive didaktike dhe profesionale nė lidhje mė punėn nė firmėn ushtrimore. Nė kėtė mėnyrė do tė krijohen bazat pėr kualifikimin edhe tė drejtuesve tė tjerė tė firmave ushtrimore, qė nga njėra anė sigurojnė vazhdimėsinė e projektit, dhe nga ana tjetėr do tė mbėshtesin iniciativėn e Ministrisė pėr planifikimin e futjes sė kėtij koncepti mėsimor si lėndė e detyrueshme nė tė gjitha shkollat ekonomike tė Kroacisė
|