ECO NET nė Shqipėri
Nė Shqipėri, vendin mė jugor tė projektit ECO NET, funksionojnė sot 12 firma ushtrimore nė katėr nga pesė shkollat ekonomike publike dhe nė disa shkolla private. Nė vendlindjen e shqiptarėve, kėto shkolla janė tė vendosura nė kryeqytetin e vendit Tiranė, nė dy qytetet bregdetare Vlorė e Sarandė, dhe nė Shkodėr, e cila ndodhet buzė liqenit me tė njėjtin emėr. 7 nga firmat ushtrimore janė edhe anėtare tė projektit ECO NET. Janė duke u krijuar tri firma tė tjera ushtrimore nė Shkollat e Hoteleri-Turizmit.
Nė vitin 2000 nga zyrat mėsimore qė ishin krijuar me mbėshtetjen e projektit gjerman tė GTZ-sė, u ngritėn firmat ushtrimore tė cilat kishin paraprakisht kontakt me Gjermaninė. Nė vitin 2001 firmat ushtrimore u bėnė pjesė e projektit ECO NET dhe nė kėtė mėnyrė atyre ju krijua mundėsia qė tė mund tė lidhnin kontakte biznesi me vende tė rajonit si Bullgaria dhe Rumania. Nė fazėn e dytė tė Projektit 2003 dhe 2004 rrezja e veprimit e marrėdhėnieve tregtare u zmadhua edhe me vende tė tjera. Gjithashtu marrėdhėnie tregtare u lidhėn edhe me firma ushtrimore austriake.
Qė nė muajin Shtator 2004 ekziston Qendra e Firmave Ushtrimore ALCT (Albanian Center for Training Firms), e cila ndodhet nė Shkollėn Ekonomike tė Tiranės dhe ofron shėrbime si regjistrin tregtar, bankė, konsulencė dhe trajnim. Krijimi i Qendrės ishte njė hap i rėndėsishėm i fazės sė dytė pėr krijimin e qėndreushmėrisė sė rrjetit. Zgjerimi dhe pėrmirėsimi i shėrbimeve do tė vazhdojė tė jetė nė qendėr tė aktiviteteve pėr vitin 2005.
Do tė sigurohet krijimi i njė homepage pėr qendrėn dhe shtimi i website-ve tė firmave ushtrimore, tė cilat janė baza pėr tregtinė nė rrugė elektronike. Trajnimet nė fushėn e kompjuterave plotėsojnė trajnimet nė kėtė fushė.
Shumė interesante pėr nxėnėsit, pėr drejtuesit e firmave ushtrimore dhe pėr administratėn e shkollės, ėshtė pjesėmarrja nė panairet kombėtare tė firmave ushtrimore (tradicionalisht kėto zhvillohen nė muajin maj).
Pėr shkak tė mundėsive tė pakta qė ekzistojnė pėr tė ndėrmarrė udhėtime jashtė shtetit dhe pėr tė krijuar kontakte personale me vendet e tjera, panairet ndėrkombėtare dhe seminaret rajonale ku marrin pjesė pėrfaqėsues nga tė gjitha vendet e projektit, paraqet pikėn kulminante tė projektit pėr tė gjitha shkollat pjesėmarrėse.
Njė Grup pėr multiplikimin do tė merret me hartimin e njė koncepti trajnimi dhe tė materialeve pėr trajnimin e drejtuesve tė firmave ushtrimore. Duke marrė parasysh faktin se shumė specialistė kanė dėshirė tė largohen, gjė qė i dėmton tė gjitha sferat profesionale, ndėrmarrja e kėsaj mase paraqitet si shumė e nevojshme pėr Shqipėrinė, nė mėnyrė qė tė stabilizohet rrjeti ndėrkombėtar i firmave ushtrimore, i cili ėshtė akoma i vogėl.
Zyrat e firmave ushtrimore tė shkollave tė Shkodrės, Vlorės dhe Tiranės u pajisėn edhe me infrastrukturėn pėrkatėse, e cila pėr Shqipėrinė nuk nėnkupton vetėm kompjutera, por edhe invertitorė (akumulatorė) pėr furnizimin me energji.
|